Policia e Kosovës ka arrestuar këtë javë në Decan pesë persona, tre prej të cilëve dikur truproja të Ramush Haradinajt, nën akuzën e përfshirjes në aktivitete kriminale.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja lokale “Koha Ditore”, sipas të cilës grupi kriminal dyshohet për vepra të rënda penale si vrasje, gjobëvënie, rrëmbime, etj.

Burimet kanë arritur të identifikojnë një prej tre ish-truprojave, Bedri Krasniqin, i cili ishte shpallur në kërkim prej kohësh, që pas arratisjes nga burgu.

Burimet shtojnë më tej se dy anëtarët e tjerë të grupit janë policë, njëri prej të cilëve i lidhur ngushtë me Bedri Krasniqin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA