Mbi 500 agjentë policie në Kosovë, mes të cilëve oficerë të rangut të lartë, janë pezulluar nga detyra për shkak se dyshohet se janë përfshirë në afera korruptive.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja “Zëri”, sipas të cilës nga 500 agjentët, 60 prej tyre do të dalin së shpejti në gjyq për konsumim të akuzës së sipërpërmendur.

Gazeta shkruan se mes 60 policëve në fjalë ka oficerë me grada të larta, por nuk jep detaje mbi identitetin dhe pozicionin konkret të tyre.

“Këta 60 agjentë kanë shërbyer prej vitesh në polici, duke u fshehur pas uniformës blu nga një anë dhe duke lryer veprimtari të paligjshme nga ana tjetër”, shkruan “Zëri”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA