Kina, garanci SHBA për “tokat e rralla”

30/10/2010 12:00

Kina ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do të ketë kufizime ndaj eksportit të “tokave të rralla”, sic njihen ndryshe mineralet e përdorura për teknologjinë e lartë.

Lajmin e ka bërë të ditur një pjesëtar i delegacionit amerikan që po merr pjesë në samitin e vendeve të Azisë, që po zhvillohet në Hanoi.

Sipas burimit, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka marrë garanci të forta në këtë drejtim.

Kina zotëron një të tretën e rezervave botërore, por 97 për qind e “tokave të rralla” që ishin shitur në vitin 2009 kishin origjinë kineze.

Pekini zyrtar ishte akuzuar vecanërisht nga Japonia, se kishte kufizuar tregtimin e këtyre mineraleve, që përdoren për teknologjinë e lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA