Jemen, kufiri i fundit i terrorizmit

30/10/2010 15:45

Amerikanet akuzojnë Jemenin, i cili tashmë konsiderohet edhe si kufiri i fundit i terrorizmit, aty ku sipas shërbimeve të inteligjencës vepron një celule radikale, e cilësuar si krahu i armatosur i Al Kaedas.

Nga ana e tij, Jemeni ka nisur hetimet në kërkim të militantëve të rrjetit terrorist të Al Kaedës që besohet se qëndrojnë pas dërgesave bombe te gjetura ne ngarkesat e nisura nga dy avione drejt SHBA-ve.

Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet jemenase kanë ngritur pika kontrolli në pjesë të ndryshme të kryeqytetit Sana.

Jemeni, që përkon dhe me origjinën e familjes së Bin Ladenit, gjatë viteve të fundit po shihet si epiqendra e terrorizmit që buron nga islami radikal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA