Japoni-Kinë, Clinton përpiqet të ulë tensionet

30/10/2010 09:45

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton është bashkuar me punimet e samitit rajonal aziatik, me qëllim zbutjen e tensioneve mes Japonisë dhe Kinës për shkak të sovranitetit mbi disa ishuj.

Një takim në dukje miqësor, i zhvilluar të premten para nisjes së samitit të Hanoit, u mbyll me Pekinin që akuzonte Tokion për dëmtim të marrëdhënieve dypalëshe.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për dialog, por Kina ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj deklaratave të zonjës Clinton.

16 kombet pjesëmarrëse në samititn e Azisë Lindore janë hapur tashmë zyrtarisht në kryeqytetin vietnamez.

Përplasja Kinë-Japoni bëhet për ishujt, të njohur si Senaku nga qeveria japoneze dhe Diaoju nga ajo kineze. Ato kontrollohen nga Japonia, por Kina pretendon sovranitetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA