Indonezi, aktivizohet sërish vullkani

30/10/2010 09:05

Vullkani i malit Merapi, në Indonezi, është aktivizuar për të tretën herë, më fuqishëm se herët e tjera të verifikuara gjatë javës.

Shpërthimi i fundit ka ndodhur rreth orës 01:00 të së shtunës. Agjencia e lajmeve “AFP” raporton se ai shkaktoi panik, duke detyruar qindra persona që të largohen me makina apo motorë.

Hiri i vullkanit ka rënë në formë bore deri në Jogiakarta, rreth 30 kilometra larg malit Merapi. Një fotograf nga Australia ka treguar se si qyteti u mbulua nga hiri.

“Isha në një klub kur një shok më telefonoi dhe më tha për hirin. Kur dola, ai po binte nga qielli si të ishte borë”, ka deklaruar Matt Burgess.

Por autoritetet lokale deklarojnë se Jogiakarta është e sigurtë. Kreu i grupit monitorues ka bërë të ditur se rreziku mbetet i kufizuar në një rreze prej 10 kilometrash rreth malit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA