
Ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto ka deklaruar se lobimi për njohjet e reja të pavarësisë së Kosovës është prioritet i diplomacisë shqiptare.
Në një intervistë për “Radio Kosova”, Haxhinasto ka bërë të ditur se dikasteri i tij po harton një strategji të posacme për këtë cështje.
Ndërsa duke komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, Haxhinasto ka shprehur bindjen e tij se klasa politike kosovare do të jetë në gjëndje të dalë nga situata e krijuar pas prishjes së koalicionit qeverisës.
“Kosova ka tashmë një sistem institucional të konsoliduar dhe një klasë politike mature e të përgjegjshme. Kështu që unë besoj se zgjidhjet më optimale, në shërbim të Kosovës dhe së ardhmes së saj, do të gjenden në Prishtinë”, ka pohuar Haxhinasto.
Përsa i takon negociatave me Serbinë, shefi i diplomacisë shqiptare është shprehur se, bëhet fjalë për një proces të natyrshëm që vjen pas ngjarjeve të mëdha.
Top Channel