Kryeministri grek Jorgos Papandreu dhe ai i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nuk kanë arritur të tejkalojnë dallimet lidhur me kontestin e emrit.

Në takimin e zhvilluar mbrëmë në Bruksel, Papandreu dhe Gruevski kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me zgjidhjen e këtij kontesti.

Pala greke është mbështetur në propozimin e fundit që emri të ketë një përmbajtje gjeografike dhe përdorim të përgjithshëm. Në këtë plan është diskutuar edhe emri Republika e Maqedonisë së Vardarit.

Nga ana tjetër, pala maqedonase ka insistuar në ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe shqyrtimin e mundësisë së një formule të dyfishtë.

Dy kryeministrat kanë biseduar për një orë e gjysmë, por ata më pas nuk janë prononcuar për mediat lidhur me rezultatin e këtij takimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA