Dubai, “stema” e Al Kaedës në pakon-bombë

30/10/2010 11:45

Mban “stemën” e Al Kaedës bomba e gjetur në pakon që nga Jemeni ishte drejtuar për në Cikago dhe që u gjet në Dubai, në një qendër të FedEx.

Bomba ishte fshehur në një printer dhe eksplozivi nga i cili përbëhej ishte tetranitrat pentaeritriti, i njëjti i përdorur në atentatin e dështuar të Krishtlindjeve të vitit 2009, në një avion të drejtuar në SHBA.

“Një qark elektrik i mbyllur ishte lidhur me kartën sim të një celulari, taktikë kjo që mban firmën e Al Kaedës”, ka deklaruar një zyrtar i policisë së Dubait.

Pakoja e gjetur, bashkë me një tjetër po me eksploziv të drejtuar për në Britani, ka bërë që të ngrihet alarmi i terrorizmit në Shtetet dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA