Azi, vijojnë takimet e familjeve koreane

30/10/2010 09:20

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut po mbajnë një tjetër raund takimesh për familjet e ndara nga lufta mes dy vendeve.

Mbi 400 koreano-jugorë janë shoqëruar me autobusë përtej kufirit për një takim treditor me të afërmit e tyre. Takimet do të zhvillohen në resortin Mali Kumgang.

Takimet janë të parat që kur Jugu akuzoi Veriun për mbytjen e një anijeje ushtarake në muajin mars, ndërkohë që dje një incident tjetër i armatosur rindezi problemet.

“Takimet do të vazhdojnë sipas planeve, pavarësisht shkëmbimit të zjarrit”, ka deklaruar Lee Jong-jo, drejtues i Ministrisë jugore të Unifikimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA