Argjentinë, përcillet për në banesën e fundit Kirchner

30/10/2010 04:00

Përcillet për në banesën e fundit ish-presidenti argjentinas, Nestor Kirchner, i cili u nda nga jeta ditën e mërkurë.

Mijëra njerëz me flamuj që mbanin në duar flamurin kombëtar të Argjentinës iu bashkuan aktmortit të udhëhequr nga e veja e Nestor Kirchner dhe presidentja aktuale e Argjentinës, Cristina Fernandez.

Kirchner u varros në qytetin e Rio Gallagos, qyteti i tij i lindjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA