Afganistan, luftime të ashpra NATO-rebelë

30/10/2010 12:35

Kontigjenti i NATO-s në Afganistan ka njoftuar se trupat e koalicionit kanë vrarë 30 talebanë, që kryen një sulm të dhunshëm gjatë natës.

Luftimet u verifikuan në provincën e Paktikës, në kufi me Pakistanin, ku militantët sulmuan nga të gjitha anët, duke përdorur pushkë dhe granata.

Pesë ushtarë të koalicionit mbetën të plagosur gjatë luftimeve, të cilat ishin aq të ashpra sa që ushtarët kërkuan ndërhyrje nga ajri.

Në një komunikatë të lëshuar nga ISAF thuhet se nga radhët e trupave të koalicionit, shumica e të cilëve ishin amerikanë, nuk pati asnjë humbje.

Zona kufitare mes Afganistanit dhe Pakistanit është kthyer në një strehë për ekstremistët islamikë dhe shpesh herë është sulmuar me avionë të telekomanduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA