Van Gaal: Vështirë të mbajmë Bastian

29/10/2010 16:25

Trajneri i Bayern Munchen, Louis van Gaal, deklaron se do të jetë shumë e vështirë për klubin bavarez të mbajë mesfushorin Bastian Schweinsteiger në Gjermani.

“Klubet më të mëdha europiane po mendojnë të bëjnë oferta të larta për të. Sa herë që Bastian bën një ndeshje të mirë, interesi për të rritet edhe më shumë”, shprehet Van Gaal.

“Ka disa klube në të cilat mungon një lojtar si Schweinsteiger”, shtoi tekniku.

Kontrata e mesfushorit të kombëtares gjermane me Bayern Munchen skadon në vitin 2012.

Van Gaal mendon se Schweinsteiger duhet të rinovojë me Bayern sa më shpejt: “Qëndrimi në Gjermani do ishte gjëja më e mirë për klubin dhe për vetë lojtarin.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA