Topi: Mbështetje për drejtuesit vendorë

29/10/2010 11:20

Presidenti i Republikës Bamir Topi garanton mbështetje maksimale për drejtuesit vendorë.

Në një takim me pushtetarë lokalë dhe deputetë të zonës së Bulqizës, kreu i vendit theksoi se situata në zonën e minierave është përmirësuar, por kërkoi që viktimat dhe familjet e tyre të mos lihen në harresë.

“Ekziston solidariteti por duhet bërë më shumë në të ardhmen”, tha Topi.

Kreu i vendit ndodhet në Bulqizë për të nderuar simbolin e bektashizmit Babë Fejzë Bulqiza, të cilit do t’i japë titullin “Nderi i Kombit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA