Suedia i ka bërë apel Maqedonisë dhe Serbisë që të marrin masa për të ndalur fluksin e azilkërkuesve, të cilët kanë zbarkuar në vendin nordik pas liberalizimit të vizave.

Eurodeputetja Ana Maria Koraca Bild ka deklaruar se situata e krijuar pas heqjes së regjimit të vizave është shumë shqetësuese.

Sipas saj, shumica e azilkërkuesve janë pjesëtarë të komunitetit rom nga Serbia dhe Maqedonia.

“Autoritetet përgjegjëse në këto dy vende duhet të marrin masa urgjente për t’u ballafaquar me këtë situatë shqetësuese”, ka deklaruar Bild.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA