Shumica e serbëve vazhdon të jetë kundër arrestimit të gjeneralit Ratko Mlladic, i kërkuar për genocid dhe krime kundër njerëzimit.

Kështu rezulton nga dy sondazhe të kryera në orët e fundit nga mediat serbe. Ditën e djeshme shpërblimi mbi kokën e gjeneralit famëkeq u rrit nga 1 në 10 milionë euro.

Pyetjes, a do ta denonconit Mlladic për këtë shifër, 2183 persona i janë përgjigjur negativisht. Në favor ishin vetëm 1179 vetë, ndërsa 186 të tjerë nuk u prononcuan.

Kapja e Ratko Mlladic është një ndër kushtet që i është vënë Serbisë nga disa vende të Bashkimit Evropian për anëtarësimin në këtë union.

Vetëm pak ditë më parë gazeta amerikane “New York Times” shkruante se i superkërkuari fshihet në lagjen “Beogradi i Ri”, në kryeqytetin serb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA