Kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka deklaruar se nuk do ta lejojë ndarjen e partisë së tij në fraksione.

Reagimi i Sejdiut erdhi pas krijimit të fraksionit “Lista Rugova” nga i biri i presidentit të ndjerë të Kosovës dhe Bujar Bukoshit.

“Nuk dëshiroj që Bujar Bukoshit dhe Ukë Rugovës t’u cënoj ambicjet politike, por u kujtoj atyre se brenda LDK-së nuk mund të krijohen struktura paralele. LDK-ja është një dhe e tillë do të mbetet”, ka pohuar Sejdiu.

Në një intervistë për të përditshmen “Koha Ditore”, ish-presidenti i Kosovës ka hedhur poshtë akuzat që e ngarkojnë me përgjegjësinë për krizën institucionale në të cilën ka hyrë Kosova.

“Krizën po e shkaktojnë ata që nuk duan të gjejnë zgjidhje të lejuara kushtetuese për të plotësuar vakumin institucional që është krijuar pas largimit të LDK-së nga koalicioni qeverisës”, ka theksuar Sejdiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA