Sampdoria dënon Cassano-n

29/10/2010 21:40

Sampdoria ka vendosur të lërë jashtë ekipit Antonio Cassano-n.

Masa ndëshkimore vjen tre ditë pas një debati midis futbollistit dhe presidentit të Sampdorias, Ricardo Garrone.

Në këtë mënyrë, Cassano nuk do të udhëtojë me skuadrën për transfertën e nesërme ndaj Cesena-s së Bogdanit.

Debati ka nisur nga refuzimi i fantazistit italian për të marrë pjesë së bashku me presidentin në ceremoninë e dhënies së një çmimi.

Edhe pse lojtari të nesërmen e ndodhisë ka kërkuar falje, presidenti Garrone ka vendosur ta ndëshkojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA