Rooney, rikuperimi më i gjatë nga sa mendohej

29/10/2010 12:45

“Pushimi” i Wayne Rooney do të jetë më i gjatë nga sa ishte parashikuar, pasi dëmtimi në kavilje mund ta mbajë larg nga fusha për më shumë se tre javë.

Është Sir Alex Ferguson që ka njoftuar mungesën e angazhimit të sulmuesit, jo vetëm këtë të shtunë kundër Wolverhampton, por edhe në derbin e javës së ardhshme kundër City-t.

“Dëmtimi i Wayne duket më serioz nga sa ishte diagnostikuar në fillim dhe koha e rekuperimit është e destinuar të zgjatet”, ka deklaruar Ferguson.

Aktualisht Rooney është me pushime në Dubai bashkë me bashkëshorten e tij Coleen, me të cilën ka një fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA