Ronaldinho rikthehet në kombëtare

29/10/2010 17:35

Ronaldinho, i cili ka një vit e gjysmë që nuk vesh fanellën e kombëtares braziliane, është e reja e listës së futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Mano Menezes për miqësoren e Brazilit kundër Argjentinës më 17 nëntor në Katar.

“Menduam se në këtë moment Ronaldinho do ishte i vlefshëm për kombëtaren tonë”, u shpreh Menezes.

Trajneri i përfaqësueses pesë herë kampion bote vlerësoi se kjo ndeshje nuk është provimi i fundit i Ronaldinho-s për të parë nëse do të kthehet apo jo në kombëtaren braziliane, por një ndeshje ku ai duhet të tregojë rëndësinë e tij në këtë ekip.

Top Channel