“Piramida”, specialistët: Të mos shembet

29/10/2010 00:00

Projekti për shembjen e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës. e njohur ndryshe si “Piramida”, dhe ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, ishte tema e radhës e cila mblodhi në studion e Top Show përfaqësues të politikës, arkitektë dhe përfaqësues të lëvizjeve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Për deputetin e Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli  “Piramida” përfaqëson një të kaluar të zymtë që ka ngritur në piedestal diktatorin Enver Hoxha ndaj edhe duhet prishur.

Në të njëjtën linjë me zotin Kadilli foli edhe deputeti tjetër demokrat, Mark Marku. Zoti Marku tha se “Piramida” është një pjesëz e vogël e betonizimit gjigant që po ndodh në të gjithë Tiranën dhe sipas tij krejtëisht jashtë realitetit të ri të kryeqytetit.

Kundër prishjes së “Piramidës” foli shkrimtari dhe arkitekti Maks Velo. Për zotin Velo prishja e Piramidës nuk duhet ndërmarrë pasi simbolika politike e saj tashmë është e tejkaluar dhe se prishja në vetvete do të “rrëzonte” edhe figurën e Pjetër Arbnorit, emër të cilin aktualisht e mban.

Ndërkohë, specialisti i tashëgimisë kulturore, Auron Tare argumentoi  periudha 20 vjeçare e ka zhdukur kompleksitetin, mllefin ndaj ndërtesës dhe se prishja e saj do të ishte një gabim i pafalshëm.

“Periudha 20 vjeçare ka zhdukur kompleksitetin e ndërtesës. Të prishësh atë ndërtesë nga ana historike është një gabim i pafalshëm, nuk mund të prishësh memorien historike. Nuk mund të veprojmë ne siç veproi Enveri me varrin e Nënës Mbretëreshë që sa erdhi në pushtet e hodhi në erë”, tha zoti Tare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA