Piramida, Manjani padi projektuesit të teatrit

29/10/2010 00:55

Në përfundim të Top Show-t, ku specialistë dhe politikanë diskutuan vendimin e parlamentit mbi prishjen e “Piramidës”, juristi dhe anëtari i Asamblesë së Partisë Socialiste, Ylli Manjani deklaroi publikisht se do të padisë penalisht personin apo personat që kanë marrë vendimin për ndërtimin e teatrit, ndërtim ky i anuluar pas vendimit të dytë për ndërtimin e Kuvendit të ri.

“Dua të shfrytëzoj këtë hapësirë televizive për të njoftuar se personi ose grupi i personave të cilët kanë dhënë vendimin për ndërtimin e teatrit tek Piramida janë të paditur penalisht nga ana ime. I bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme se do të akuzoj penalisht ata për korrupsion”, deklaroi zoti Manjani.

Juristi e cilësoi si abuzim dhe formë korruptive vendimin e anuluar për ndërtimin e teatrit dhe sipas tij dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.

Manjani nuk saktësoi se kur do të dorëzojë pranë organeve të hetimit padinë e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA