Nis tryeza e ekspertëve, mungon opozita

29/10/2010 11:25

Nis tryeza e dytë e partive parlamentare për reformën zgjedhore, kësaj radhe në nivel ekspertësh.

Ashtu sikurse pritej në këtë tryezë mungojnë përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Në takimin e sotëm marrin pjesë përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Ilir Rusmali dhe Oert Bylykbashi, ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naco dhe Spartak Braho, eksperti i Partisë Republikane, Arjan Madhi, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Pak ditë më parë kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, u dërgoi një ftese te gjithe homologeve te tij, perfshire edhe zotin Gramoz Ruci për këtë takim, që po mbahet në Kryesinë e Kuvendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA