Maradona: Më pëlqen Premier League

29/10/2010 13:15

Diego Armando Maradona ëndërron për Premier League. Në një intervistë, El Pibe de Oro thotë se është i gatshëm nëse thirret nga kampionati anglez.

“Do të më pëlqente të punoja atje. Është një kampionat me shumë kampionë. Admiroj Arsenal-in dhe Chelsea-n, por edhe lojtarët e trajnerët e tjerë janë befasues”, ka deklaruar Maradona.

Lidhur me ofertën e Aston Villa-s, Maradona ka mohuar të ketë pasur oferta që kur la kombëtaren argjentinase pas botërorit.

“Nuk kam pasur asnjë ofertë në muajt e fundit. Kanë qenë vetëm lojera mediatike”, ka shtuar legjenda e futbollit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA