Dy gjimnazistë shqiptarë janë rrahur barbarisht mbrëmjen e djeshme nga një grup të rinjsh maqedonas, në oborrin e një shkolle të mesme në qytetin e Velesit.

Lajmin e bën të ditur agjencia “INA”, sipas të cilës dy nxënësit shqiptarë janë sulmuar nga një turmë prej 30 vetësh, një pjesë e të cilëve nuk ishin nxënës të shkollës.

Sipas burimit, në momentin e agresionit në shkollë ka qenë e pranishme edhe drejtoresha, e cila nuk ka arritur të shpërndajë turmën.

Dëshmitarë të ngjarjes deklaruan se dy të rinjtë kanë marrë dëmtime serioze në kokë dhe trup. Aktualisht ata ndodhen të shtruar në spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA