Gjyqi për sulmin terrorist të Banjskës, ndryshon kryetari i trupit gjykues
Dy vota të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës kanë mjaftuar që të rrumbullakoset numri prej 40 firmash, të mjaftueshme për të dërguar në mocion votëbesimi qeverinë Thaci.
Kështu shkruan e përditshmja kosovare “Zëri” në numrin e sotëm të saj.
Partia Aleanca për Kosovën e Re, mbrëmjen e djeshme i dërgoi Kryesisë së Kuvendit mocionin me 40 nënshkrime, me anë të të cilave do të thërrasë në votëbesim qeverinë aktuale.
Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli tha se tani procedurat parashikojnë që Kryesia, në një afat jo më të gjatë se 5 ditë, të thërrasë seancën e Kuvendit ku do të votohet mocioni.
“Pesë ditë janë afati maksimal. Tani varet nga Kryesia e Kuvendit se kur do të vendosë mocionin në rend të ditës”, tha Makolli.
Miratimi i mocionit e con Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat sipas gjasave mund të mbahen më 12 dhjetor, shton më tej “Zëri”.
Top Channel