Seanca për votimin e mocionit të votëbesimit ndaj qeverisë së Hashim Thacit do të mbahet ditën e martë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave vendimi për caktimin e ditës së martë u mor sot nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari Jakup Krasniqi, njëkohësisht ushtrues i detyrës së presidentit, ka deklaruar se vendimi në fjalë u mor pasi u mblodhën firmat e nevojshme.

Ndërkohë, kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini ka bërë të ditur se kjo parti nuk pajtohet me tekstin e hartuar për arsyetimin e mocionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA