Këto ditë NATO do të hyjë në fazën e dytë të transformimit dhe reduktimit të pranisë së saj në Kosovë, përmes misionit të KFOR-it.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave vendimi është përgatitur tashmë nga Këshilli i NATO-s, bazuar në sugjerimet dhe analizat e ushtarakëve të lartë.

Sipas burimeve, pritet vetëm pajtimi i vendeve pjesëmarrëse të KFOR-it që ky vendim të bëhet zyrtar.

Në këtë fazë, NATO do ta zvogëlojë gradualisht praninë e saj në Kosovë, deri në rreth 5 mijë njësi me argumentin se situata e sigurisë është përmirësuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA