Inter fiton në “Marassi”

29/10/2010 23:05

Fusha jo e mirë dhe gafa e portierit Eduardo i kanë dhënë fitoren 1-0 Interit në “Marassi” përballë Genoas.

Në pjesën e parë vendasit kanë qenë pothuajse gjatë gjithë kohës në sulm, por kanë shpërdoruar shumë raste. Atëherë kur pritej që 45 minutat e para të përfundonin në barazim pa gola, Sulej Muntari gjuan nga jashtë zonës dhe topi përfundon në rrjetë.

Edhe në pjesën e dytë vendasit tregohen më agresivë, por Luka Toni nuk u tregua konkret duke bërë që skuadra e Gasperinit të dalë pa asnjë pikë nga kjo ndeshje përballë tifozëve të saj.

Fiton kështu Interi, ekipi që nuk humbet terren në klasifikim, ndërkohë që Genoa mbetet në vendin 9 me 11 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA