FSHF, masa për evitimin e djegies së flamujve

29/10/2010 12:45

Loja e djegies së flamujve duhet të përfundojë. Ky është konkluzioni i Federatës së Futbollit, që kërkon të evitojë “hakmarrjen” e tifozëve kuqezi ndaj fansave serbë e rusë, që kanë djegur flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ngjarjet kanë ndodhur në ndeshjen Itali-Serbi në kualifikueset e Euro 2012 dhe Zenit St. Peterburg-Hajduk i Splitit në Europa League.

Alarmi se kundërpërgjigjja e mbështetësve shqiptarë mund të realizohet në miqësoren Shqipëri-Maqedoni më 17 nëntor në Korçë, ka bërë që FSHF-ja të mendojë për marrjen e masave të forta. “Nuk kemi njoftim nga grupimet e tifozëve se diçka e tillë mund të ndodhë.

Gjithsesi, ne do t’i kërkojmë policisë, që përveç bashkëpunimit të mirë si zakonisht, të jetë e kujdesshme për evitimin e këtyre incidenteve”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i federatës, Eduard Prodani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA