Kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa ka preferuar të mos bëjë asnjë koment lidhur me fraksionin e ri të krijuar në radhët e LDK-së, “Lista-Rugova”.

I pyetur nga mediat kosovare, Mustafa ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes nëse do të rreshtohet përkrah këtij grupimi apo përkrah Fatmir Sejdiut.

Mustafa ishte i pranishëm në inaugurimin e një shkolle fillore në Kodrën e Trimave, e cila është ristrukturar me ndihmën e USAID-it.

Fraksioni i ri u prezantua dje nga i biri i presidentit të ndjerë të Kosovës, Ukë Rugova dhe deputeti i LDK-së Bujar Bukoshi, i cili njoftoi edhe tërheqjen e tij nga gara për postin e kryetarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA