Dementieva tërhiqet nga tenisi

29/10/2010 20:05

Tenistja ruse, Elena Dementieva, numri nëntë në Botë, është tërhequr nga tenisi pas një sezoni në të cilin dëmtimet e kanë përndjekur.

Pasi u detyrua të tërhiqej në gjysmëfinalen e Roland Garros, Dementieva nuk arriti të merrte pjesë edhe në turneun e Wimbledon.

Në turneun Masters që po zhvillohet këto ditë në Doha, rusja shpalli largimin nga tenisi, pas humbjes së dytë në këtë turne (6-4, 6-2 ndaj italianes Schiavone) dhe eliminimit përfundimtar nga ky kompeticion.

Top Channel