Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci ka deklaruar se LDD nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë parti.

Megjithatë, Daci është shprehur se është i gatshëm që pas procesit zgjedhor të formojë koalicion me fraksionin e ri të LDK-së, “Lista-Rugova”.

Gjatë një konference për shtyp, Daci ka bërë gjithashtu të ditur synimin e partisë së tij për të votuar pro mocionit të votëbesimit ndaj qeverisë Thaci.

Më tej, pasi ka prezantuar kandidaten e LDD-së për komunën e Rahovecit, Luljeta Kadirin, Daci ka njoftuar se partisë së tij sot iu bashkuan 46 anëtarë të rinj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA