Alonso: Llogaritë, në Abu Dhabi

29/10/2010 18:55

Piloti i Ferrari, Fernando Alonso, kërkon të largojë çdo shenjë euforie përpara Cmimit të Madh të Brazilit, ku mund të shpallet kampion bote.

“Edhe pse nga Brazili kam kujtime të bukura, llogaritë bëhen në Abu Dhabi, në garën e fundit të sezonit”, deklaroi Alonso.

“Nuk dua të mendoj për mundësitë që kam për tu shpallur kampion në garën e parafundit, në Interlagos. Duhet të jemi të përqendruar që të bëjmë një garë të mirë dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë”, shprehet ferraristi.

Top Channel