Kryeministri grek Jorgos Papandreu dhe ai i Maqedonisë, Nikolla Gruevski pritet të takohen sot në Bruksel për të biseduar lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit.

Ky është takimi i shtatë midis dy kryeministrave dhe priten sinjalet e para për të zhbllokuar procesin e negociatave dhe arritjen e një kompromisi fillestar për kontestin e emrit.

Papandreu dhe Gruevski takohen disa ditë para mbajtjes së Samitit të NATO-s në Lisbonë dhe para publikimit të raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë.

Bashkësia ndërkombëtare ka shtuar presionet ndaj autoriteteve të Maqedonisë lidhur me gjetjen e një kompromisi të mundshëm për emrin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA