Në 10 orët e fundit në Drejtorinë e Policisë së Kukësit janë shoqeruar mbi 30 persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e kryekomunarit të Terthorës, Remzi Velesi.
40-vjecari u qellua per vdekje ne deren e shtepise se tij dy dite me pare. Policia, naten e vrasjes, shoqeroi dhe mori ne pyetje 14 persona kryesisht te aferm dhe familjare te viktimes.
Ndersa sot pas ekspertimeve dhe hetimeve te para u shoqeruan 30 persona. Policia nuk jep detaje rreth identitetit te tyre por te gjithe personat e shoqeruar jane nga rrethi i Kukesit.
Ata jane duke u marre ne pyetje nga ana e Prokuroreve te Krimeve te Renda dhe policise qe po heton ngjarjen. Deri me tani zyrtarisht nga ana e policise nuk jepet asnje detaj ne lidhje me pistat e ndryshme te kesaj vrasje e cila ka shkaktuar edhe debate politike.
Top Channel