Vizat, Vangjeli: Politika vonoi procesin

28/10/2010 21:55

Edhe analisti Lorenc Vangjeli është i mendimit se lëvizja e lirë në zonën Schengen është meritë e qytetarëve shqiptarë dhe jo e politikës.

Sipas tij, një meritë të vecantë ka edhe vetë BE, që nuk mori parasysh zullumet e politikës shqiptare.

“Është shoqëria shqiptare që ka treguar se është pjesë e Evropës. Një meritë i shkon edhe BE-së, që pavarësisht zullumeve ballkanase, na lejoi t’i hipim këtij treni, të fundit në rajon”, ka deklaruar Vangjeli.

Ai ka shtuar më tej se ky vendim është marrë me vonesë pikërisht për shkak të dy forcave kryesore politike, PD dhe PS.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA