“Vizat”, Fajon: Të mos politizohen

28/10/2010 22:55

Në vijim të fjalës së saj në Top Story, eurodeputetja Fajon tha se rruga për liberalizimin e vizave ishte e gjatë dhe se nga ky proçes politikanët nuk duhet të marrin meritat, por duhet të nxjerrin mësime.

Eurodeputetja sllovene tha se liberalizimi i vizave mund të ishte arritur më parë, njëkohësisht me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Ishte pikërisht ky moment që sipas saj, solli rritjen e përpjekjeve nga ana e qeverisë shqiptare dhe asaj boshnjake për të përmbushur kriteret dhe për arritur këtë objektiv

“Mund të them që ishte një rrugë e gjatë, nuk ishte rezultat i qeverisë së fundit. Kishte nisur para shumë kohësh dhe mund të vendosej edhe para një viti me Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Pasi u humb mundësia e parë, qeveria e Bosnjës dhe ajo shqiptare rritën përpjekjet për të mos rrezikuar qytetarët.”, tha Fajon.

Fajon nënvizoi se proçesi i liberalizimit të vizave nuk duhet politizuar dhe meritat për këtë nuk duhen përvetësuar.

“Mendoj që nuk është e drejtë që të marrësh përsipër arritejet dhe liberalizimi i vizave nuk duhet të përdoret politikisht. Ky është një proces nga i cili politikanët nuk duhet të marrin meritat, por duhet të nxjerrin mësime”, vijoi Fajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA