" /> ">

Tritol makinës së punonjësit të antikontrabandës

28/10/2010 13:00

Një sasi tritoli e vendosur poshte automjetit te nje punonjesi te antikontrabandes ka shperthyer ne oret e para te mengjesit ne rrugen “Sitki Cico” ne kryeqytet.

Mjeti tip benz me targat e Tiranes 9822 K eshte demtuar ne pjesen e perparme, nderkohe qe sipas policise ende nuk ka ndonje piste apo persona te dyshuar te ketij atentati me lende plasese.

Automjeti deklarohet se i perket shtetasit Perparim Alla punonjes i antikontrabandes. Ai jeton ne kete lagje dhe pasi ishte kthyer ne banese e ka parkuar mjetin ne lagje. Policia tha se tritoli nuk ishte vendosur brenda mjetit, por pertoke, pikerisht poshte makines.

Ekspertet te cilet kane kryer verifikimet ne vendngjarje kane mbledhur provat, por pavaresisht kesaj askush nuk pohoi se cilat jane dyshimet se perse ishte vendosur lenda plasese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA