Tiranë, hapet panairi i armëve

28/10/2010 17:20

Pjesa e forcave elitë të ushtrisë shqiptare kanë demonstruar gjatë një stërvitjeje përgatije të lartë në ushtrimet kryesore që shërbejnë vecanërisht për misionet luftarake.

Stërvitja e së enjtes ishte në kuadrin e një panairi mjetesh dhe armësh luftarake që për herë të parë zhvillohet në Shqipëri.

150 firma, mes të cilave ato më prestigjoze amerikane të prodhimit të armëve në botë, që jane edhe furnizuesit kryesorë të shteteve të tjera anëtare të NATO-s, marrin pjesë në këtë panair, bashkë me kompani që operojnë në fushën e inteligjencës dhe sigurisë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Maksim Malaj u shpreh gjatë demonstrimit të forcave ushtarake se Shqipëria duhet të hyjë në procesin e reformimit dhe transformimit të Forcave të Armatosura, ku një vend kryesor zë edhe armatimi.

Armë që i përkasin fondit historik të ushtrisë shqiptare dhe ato që përdoren aktualisht nga Forcat e Armatosura janë ekspozuar në Muzeun Kombëtar.

Në ceremoni kanë marrë pjesë ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe ai i Brendshëm, Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së tij, Imami rikonfirmoi synimin e qeverisë për reformimin, profesionalizimin dhe modernizimin e ushtrisë shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA