Ndër pyetjet e para që iu drejtuan kryeminstrit Hashim Thaci gjatë seancës së sotme në kuvendin e Kosovës ishte ajo në lidhje me eksportin e produkteve bujqësore kosovare në Shqipëri.

Deputeti i pavarur Driton Tali e pyeti kryeminstrin se cfarë po bënte qeveria e tij për eksportin e patates, rrushit dhe qumështit kosovar në tregjet e Shqipërisë. Deputeti ngriti problemin se këto produkte kosovare pengohen nga tarifat doganore.

Nga ana e tij kryeministri u përgjigj se qeveria e republikës se Kosoves e ka marre seriozisht ceshtjen e eksportit te produkteve bujqesore te Kosovës drejt Shqiperise. “Kam diskutuar me kryeministrin e Shqiperise Sali Berisha”, tha Thaci.

Sipas kryeministrit kosovar, si rezultat i bisedimeve ka mbetur te kryhen vetem procedura administrative. “Jemi vazhdimisht ne kontakt me vendet fqinje ne lidhje me eksportet bujqësore të Kosovës”, njoftoi kryeministri gjatë seancës.  

Top Channel