Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi nuk u është përgjigjur deputetëve në pyetjet parlamentare gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Sipas Telegraf, Thaci refuzon ta shndërrojë Kuvendin në një vend ku po mundohet të bëhet fushatë elektorale.

E vetmja pyetja që kryeministri i është përgjigjur ka qenë ajo e deputetit të pavarur Driton Tali.

Ibrahim Gashi nënkryetar i AKR-së, parti kjo e cila ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin e vetëbesimit të Qeverisë ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të reflektojnë pozitivisht në këtë kohë kur Kosova ndodhet në një krizë institucionale.

Top Channel