Shqipëria blen eurobondin

28/10/2010 14:55

Ministri i Financave Ridvan Bode njoftoi se Shqipëria arriti të mbyllë procesin e eurobondit, një operacion përmes të cilit qeveria shqiptare mori 300 milionë euro borxh në tregun ndërkombëtar.

“Eurobondi u mor me 1 pikë përqindje më pakë nga sa autorizoi Kuvendi i Shqipërisë, për të zëvendësuar 300 milionë euro, që do të kenë një efekt punësimi prej 1 miliardë lekë të reja në vit”, ka deklaruar Bode.

Kreu i Financave e konsideroi normën 7.5 për qind si një sukses që tregon kredibilitetin e ekonomisë shqiptare në sytë e ndërkombëtarëve.

“Ditë më parë Mali i Zi, që ka dy shkallë më lartë nga rejtingu i vendit tonë, mori eurobondin me cmim kuponi mbi 7.8 për qind, për të mos folur për Maqedoninë që e mori me mbi 9%”, ka sqaruar Bode.

Ministri i Financave nuk përjashtoi mundësinë e një daljeje tjetër në treg, për të financuar deficitin e vitit të ardhshëm.

“Përderisa jemi në treg, ne do të jemi gjithmonë në pritje. Do të bëjmë llogaritë tona për të qenë aktivë në këto tregje”, ka shtuar Bode.

Kjo është hera e parë kur Shqipëria bëhet pjesë e tregjeve ndërkombëtare të borxhit dhe letrat me vlerë të qeverisë tashmë mund të tregtohen cdo ditë në bursat e huaja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA