Dhjetëra shqiptarë nga fshati Patishka Rekë, në Maqedoni, protestuan sot para selisë së qeverisë në Shkup kundër shpërnguljes së tyre nga ky fshat.

Banorët u shprehën se përmes realizimit të projektit të ujësjellësit rajonal, qeveria e kryeministrit Gruevski po tenton të shpërngulë banorët shqiptarë.

Protestuesit, të mbështetur nga organizata joqeveritare “Realiteti”, deklaruan se projekti në fjalë synon marrjen e burimeve të fshatit të tyre dhe lënien e tij pa ujë të pijshëm.

“Këtu nuk bëhet fjalë për furnizim me ujë, por për dicka tjetër. Prandaj kemi dalë për të protestuar, sepse bëhet fjalë për një spastrim etnik”, ka deklaruar një nga aktivistët e “Realitetit”.

Top Channel