Pothuaj të gjithë politikanët kosovarë në parlament janë të bindur se qeveria e kryeministrit Thaçi duhet të rrëzohet por jo të gjithë pajtohen me mënyrën se si po bëhet kjo.
Pretendenti për kryetar të LDK-së njëherësh deputet i parlamentit të Kosovës Bujar Bukoshi vuri firmën e 39-të mbi listën e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.
“Edhe një pjesë e deputeteve të LDD-së e kanë nënshkruar”, tha nënkryetari i AKR-së Ibrahim Makolli. AKR -së i ka mbetur edhe një nënshkrim në mënyrë që tekstin e mocionit ta dorëzoje në sekretariatin e kuvendit i cili më pas do të duhej të shkonte në kryesine e Kuvendit.
Zëvendës kryeministri i Kosovës Hajredin Kuci refuzoi të japë një përgjigje konkrete duke thënë se pas tërheqjes së LDK-së nga koalicioni institucionet e shtetit kërkojnë zgjidhje emergjente për të dalë nga koalicioni. Si për të treguar që është afër fundit të mandatit, kryeministri i Kosovës Hashim Thaci në seancën e sotme nuk i është përgjigjur një numri të pyetjeve parlamentare.
Top Channel