Peza: Heqja e vizave, meritë e shqiptarëve

28/10/2010 21:40

Analistët më të njohur të shtypit shqiptar mendojnë se heqja e regjimit të vizave mes vendeve të BE-së dhe Shqipërisë është meritë e qytetarëve shqiptarë.

“Meritë kanë qytetarët shqiptarë, që e kanë merituar heqjen e vizave me këmbënguljen e tyre për të qenë të lirë për të lëvizur në zonën Schengen. Ndërsa meritën e dytë e ka BE, që na mirëpret dhe na bën të mundur realizimin e kësaj ëndrre”, deklaron gazetari Alfred Peza.

Ndërsa fajtore, sipas tij, është klasa politike, e cila ka vonuar këtë proces më shumë se c’duhet.

“Fajtore është klasa politike, mazhoranca dhe opozita, pasi jemi të fundit mes vendeve ish-komuniste që perfshihemi në këtë proces”, nënvizon Peza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA