PDU, ftesë për bashkim PDI-së

28/10/2010 18:20

Partia për Drejtësi dhe Unitet zhvilloi në Lushnje një miting me simpatizantë të saj.

Kryetari i PDU-së Shpëtim Idrizi u bëri thirrje anëtarëve të partisë tjetër came, për Drejtësi dhe Integrim, që t’i bashkohen asaj për Drejtësi dhe Unitet.

Sipas tij, një parti e vetme came do të mbronte më mirë interesat e kësaj popullsie.

Ky takim u zhvillua në kuadër të turit “një vit PDU”, që sipas kësaj partie do të vijojë edhe në Elbasan, Durrës, Sarandë, Delvinë, Fier, Burrel, Kukës apo deri në Firence të Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA