Përkujtohet dita e “JO”

28/10/2010 20:50

Në Bularat të Gjirokastrës janë përkujtuar të rënët e luftës italo-greke 70 vjet më parë. Në këtë fshat, në vitin 1942 janë varrosur 170 ushtarë grekë, që u vranë në luftime.

Në ceremoninë e zhvilluar mori pjesë kryepeshkopi Anastas Janullatos, ambasadori grek në Shqiperi, si dhe tre deputetët Vangjel Dule, Vangjel Tavo dhe Spiro Ksera. Në ceremoni ishin të pranishëm edhe të afërm të ushtarëve grekë.

“Vijmë cdo vit këtu për të kujtuar njeriun tonë të afërm. Kjo gjë duket se na sjell më pranë dhe e dimë që edhe këtu në Shqipëri e cmojnë shumë këtë ditë dhe kontributin e ushtarëve tanë”, ka deklaruar Urania Kiru, e afërme e një ushtari grek.

Ndërkaq, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, ambasadori i Greqisë në Shqipëri, Nikolaos Pazios përcolli mesazhin zyrtar të qeverisë greke.

“Ata e kanë dhënë jetën për një qeëlim të caktuar. Ata mbetën këtu por janë shembull orientimi për në të ardhmen. Nëse ka vlerë ajo që ata u vranë për atdheun, duhet të vlejë edhe kjo që ne duhet te bëjmë më shumë, të bëhemi më të mirë për të. Në këtë kuptim sakrifica e tyre do të na vlejë për të ardhmen”, tha ai.

E gjithë ceremonia është zhvilluar me një protokoll të organizuar nga konsullata greke në Gjirokastër, ndërsa kurorat e luleve mbërritën nga Greqia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA