Materniteti, manekinë për të mësuar studentët

28/10/2010 20:15

Studentët e mjekësisë tashmë kanë qendrën e parë të trainimit profesional, ku atë cfarë mësojnë në teori ta praktikojnë.

Në ambientet e maternitetit “Mbretëresha Xheraldinë” është hapur qendra e parë e trajnimit, e pajisur me modele për praktikimin e aftësive klinike, falë investimit të USAID.

“Procesi i aftësimit të një mjeku dhe studentëve kalon duke parë veprimin dhe më pas duke bërë ekzaminimin. Ambjentet e reja do na krijojnë mundësinë që studentët të vënë në provë aftësitë e tyre”, ka deklaruar Halim Kosova, drejtor i maternitetit “Mbretëresha Xheraldinë”.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, duke vlerësuar figurën e mjekëve tanë u shpreh se ndonëse nuk kanë në dorë teknologjinë e fundit, gabimi njerëzor prej tyre është në nivelet më të ulëta në rajon.

“Inauguruam sot jo thjesht një ambjent trajnimi, por një ambjent të përparuar që ecën drejt minimizimit të gabimeve mjekësore. Kemi nivelet e asaj që quhet “gabim mjekësor” nga më të ulëtit në rajon”, është shprehur Vasili.

Materniteti “Mbretëresha Xheraldinë” oforn një gamë të gjerë shërbimesh obstetrike dhe gjinekologjike. Në të kryhen rreth 6 mijë lindje në vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA