Nënkryetari i LDK-së dhe ish-zëvëndëskryeministri i Kosovës Ramë Manaj, në një intervistë për BBC-në, duke komentuar zhvillimet e fundit politike ka thënë se partia e tij akoma nuk ka një qëndrim ndryshe për sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se tani për tani ka një datë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ato janë caktuar për 13 shkurt të vitit të ardhshëm dhe ende nuk ka një propozim tjetër për mbajtjen e tyre.

Zoti Manaj thotë se nëse do të ketë një mocion për shkarkimin e qeverisë, LDK-ja do të pozicionohet në bazë të përmbajtjes që do të ketë mocioni.

Nënkryetari i LDK-së Manaj, ka hedhur poshtë zërat që Kosova është në krizë institucionale, duke thënë se qeveria është duke funksionuar në mbështetje të kushtetutës.

Në një intervistë dhënë Muharrem Nitajt të BBC-së, zoti Manaj ka folur edhe për protestat e disa qindra njerëzve që kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit aktual të partisë, Fatmir Sejdiu, duke i cilësuar këto si pjesë e një skenari të krijuar nga njerëz që nuk janë pjesë e LDK-së.

Top Channel